Çaste poetike me poeten;Besa GJYRIQI

Mendësi e harbuar

———————–

që vret e varre të

rinjsh hap, për një fjale

për një shikim

për një pse qysh

për një koment

në rrjete sociale

mendësi e mallkuar

që shekuj mbete e ngujuar

mbete në stadin

e humbjes e vajit

mbete aty ku nuk del dot

pa mësuar së pari se

çfarë është dashuria dhe dhimbja ….

Mendësi e mallkuar që çdo ditë

po shkatërron familje e lotin

ja u dërgon në shtëpi …

Mendësi e mallkuar valle

përse e ke kaq të vështir

Zotin ta mbash pran?!

/www.QendraPress.com/