Çaste poetike me poeten:Besa Januzi Rexhepi
Koha
———————–
Ndal moj kohë mos u ngut
më prit pak ti mua,
Ku po ikë ti kaq shpejt,
ndal më prit të vij me ty.
Dua që të ecë me ty bashkë
s’dua të ndjek unë nga pas,
Nuk të zë në asnjë mënyrë,
mos më sfido ti mua.
Mos u ngut të lutem shumë
më prit e mos vrapo,
S’do me ndi se po çaloj,
nuk po don t’ia dish për mua.
Ti moj kohë e pa kohë
ndalu pak e mos më lodhë,
Nuk do ndalesh po vrapon,
më shumë sfida unë jam përballë!
12 shtator 2022
Michigan