Çaste poetike me poeten;Besa Januzi  REXHEPI

NË MËNGJES

————————–

Aty pranë dritares është një bredh i madh

Aty rrinë këndojnë bilbilat

në mëngjes ata më zgjojnë

Zgjohu moj dembele, dita re filloj.

Shumë e emocionuar nga kjo melodi

hapa dritaren me gëzim

Freskia mëngjesit fytyrën ma ledhatoj

dielli rrezet e arta kishte lëshuar.

Këndonin zogjtë, këndonin fëmija

një jetë e lumtur me plot dashuri,

Aroma jorgovanit arrin deri në dhomë,

O sa bukuri u ringjall natyra.

Sikur ta ndali kohën, ta shijoj këtë mrekulli,

Pranverë në natyrë, pranverë në shpirt ,

Dal të eci e gëzuar zogjtë këngën nuk e ndalin

Në çdo hap më shoqërojnë!

Lulet ngjyrash të ndryshme

kanë lulëzuar, vesa e kristaltë mbi bar reflekton një dritë,

Fluturat hedhin valle, aroma stinës kudo!!

/www.QendraPress.com/