Çaste poetike me poeten:Besa Rexha

Dua të jetoj një pranverë të dytë

Dhe dhimbja e hidhur të shuhet për fare

Lot’i valë kur të rrjedhë nga sytë

Botës së yjeve ti hapë një dritare

Në mes yjeve të tretem dua

Bashkë me hënën lozonjare

Ah,kjo natë sa shpejt u mbarua

Dhe yjet seç mi rrëmbeu për fare

Dhe mes kaltërsive strehë dua të gjej

E të trokas në portën qiellore

At’here Perëndinë më pranë do ta ndjej

N’atë botë të pastër dhe përrallore …

/www.QendraPress.com/