Çaste poetike me poeten:Blerina PËLLUMBI
NË QIELLIN E ËNDRRAVE
————————————–
Magjishëm në qiellin e ëndrrave,
Më lër të vrapoj me retë.
Le të jehojë kënga me yjet,
Le të fluturojë shpirti im me engjëjt.
Lëri fjalët të flakërojnë si shkëndija,
Që zgjojnë gjallërinë e hekurit,
Ta nis dhe unë këngën,
Jashtë kësaj bote si një njeri i vdekur.
Kjo tokë ka kohë që është varrosur,
Bashkë me të, edhe një copë e shpirtit tim.
Sepse nuk e ndjej më të dëgjohet,
Mirësia, paqja, shpëtimi i madh.
Le të këndoj sot pa zë,
Aty ku vetmia fillon të zgjohet.
Më lër të shikoj yjet,
Që unë të zgjohem aty ku lind dashuria.
Më lër të këndoj me hënën,
Argjend i varur në horizont.
Vetëm aty gjej paqe dhe këngë.
Kjo botë memece harroi të këndonte.
/www.QendraPress.com/