Çaste poetike me poeten;Blerina PELLUMBI

Heshtur..

———————–

Heshtur në luftërat e tua të paqta

Një shpirt fëmije ti e rilind në çdo ditë

Me pjalmin e ëndrrave ushqen zemrat e bardha

Thinjat jo s’të plakin, ti ngjan me hyjnitë

Fjala jote e ngrohtë, zhvesh dimra të acartë

Pranverat zgjohen në tënden buzëqeshje

Shemben mure të hekurt, zhduken edhe djajtë

Kur shpirti me engjëjt kuvendon në heshtje

/www.QendraPress.com/