Çaste poetike me poeten;Blerta BASHA

DALLGËT E BUZËQESHJES!

———————————————

Në det do lundrojë mes dallgëve të buzëqeshjes

Aty ku shpirti përqafohet me valët ngadalë,

Yllin e detit do t’a shtrëngoj fort me qerpikët e syve,

Dhe me lotët e lumturisë do shuaj mall.

Me penën hyjnore me jodion e detit,

Do shkruaj çastet për mbi shkumë,

Me dritën e syve si drita e yjeve të qiellit,

Shpirtin tënd do vi t’a puth e t’a shkund.

Aty le të zhytem mes dallgësh e valësh,

Të përqafohem me krahët blu të detit,

Me delfinët e peshqet do vallëzoj mes ëndrrash,

Në dallgët e buzëqeshjes do lundrojë e lumtur!

/www.QendraPress.com/