Çaste poetike me poeten;Blerta Ferizi KRASNIQI
Ke me u pjek
—————————
tuj u thye,
Ke me u pjek e rritesh
At’her kur rrëzohesh,
e ngritesh!
Ke me i shkel andrrat
Tuj u rrit!
Ki me u pjek at’herë
Kur përtypesh e nuk flet!
Pjekesh,
Tu e pa veten në krejt njeri tjetër,
prej asaj qi ke planifikue me qenë!
Pjekesh,
e ma së shumti rritesh, tuj i rrit fëmijët!
Ke me u plak e moçmue
tuj dasht me qenë edhe njiherë i vogël,
e me thanë krejt çka ta don zemra,
pa marrë pikë përgjegjësie mbi vete!
E me të thanë: hajt se i vogël është!
Ji i pjekun at’her
kur s’flet ku nuk t’dëgjohet zani,
ku s’rrin ku s’ke karrike,
e s’flen ku nuk ke jastëk për t’vu kokën!
Ke me u pjek at’her!
tuj arrit me qenë i rritun e i pjekun
me shpirtin e nji t’vogli!
/www.QendraPress.com/