Çaste poetike me poeten:Blertë Tmava VESELAJ
Unë dhe deti
———————————
S’qe e thënë të jemi bashkë
Kështu të paktën vetën ngushëlloj
Edhe detit sot ia thashë
Unë e dua dhe pse bashkë nuk jetojmë.
Ai nuk ishte mësuar me malin
Unë me detin po ashtu
Peshk e zogë të dashuruar
S’mund të jetë ,jo jo kështu.
Dhe sot vetëm rrimë të dy
Me poezinë padyshim
Ai që i shkruan malit
E unë detit pambarim.
Dashuria jonë nuk u shua
Dhe pse bashkë asnjëherë
Të ngushëlluar jetojmë në tokë
Njëri në mal tjetri ne det.
S’qe e thënë të ishim bashkë
Det e poezi i duam shumë
Frymëzim për njëri-tjetrin
Rrjedhin vargjet posi lumë