Çaste poetike me poeten;Blertë Tmava VESELAJ
ERDHE!
—————
Befas zbriti mëngjesi
Me dritën e tij të pastër
Nga nje errësirë e thellë
Drita erdhi plot çiltërsi
Hap dyert
Diçka e mirë erdhi.
Tani sikur marrë sërish frymë
Bashkë me dritën e parë të mëngjesit
Erdhe edhe ti
Dikush më bekoi me ardhjen tënde
Dritë e parë e mëngjesit të ri.
/www.QendraPress.com/