Çaste poetike me poeten:Blertë Tmava VESELAJ

NË HAP ME YJET

——————————-

Kur yjet niseshin të binin drejt tokës

Të artë, të flaktë , vezullues

Ne ngadalë hidhnim hapat

Në ritmin e lehtë të vapës përvëluese..

Valët e detit lehtë duartrokisnin

Nën simfoninë e ritmit të zemrave

Hapat tonë hidheshin lehtë

Ca në gishta ca në thembër.

Buzëqeshja ishte marramendëse

Ashtu si dhe nata plotë zjarr

Në bregun e detit hidhnim ngadalë

Hapat e vallëzimit tonë të parë

Sytë që shkëlqenin po aq sa yjet

Trupat që dridheshin si valët lehtë

Duart rreth qafës që lehtë mbështilleshin

Jemi ne të mbushur jetë…

/www.QendraPress.com/