Çaste poetike me poeten;Bona Mulaj LLUKAJ
A je nis hala me ardhë.
——————————
Se n’pranverë m’ke premtu se ke me u kthye
E ky motmot tjetër pranverë nuk ka pos kësaj,
Veç hajde.
Fustanin prej t’cilit m’pate thirr flutur
sot e kam nxjerr prej valixhe
E tu i marr erë si mollave n’arkt t’nans dikur,
e kam vjerr n’raft
N’pranverë kur t’nisin fluturat me dal, kam me ardhë m’pate thanë
E ma t’bukurës flutur me ja puth vesën mbi sy.
Tjetër pranverë ky motmot pos ksaj s’ka,
veç nisu..
Tash po ulem t’ja qepi diku nji pullë t’ramun.
Ndër livadhe n’shpërthim dashnish e patëm tret..
E mbi gjylpanë humbun n’andrra t’lutem
Që në t’zbardhun, t”bahem flutur!
/www.QendraPress.com/