Çaste poetike me poeten;Brenda A.GOJANI
MES ËNDRRASH
———————————
Fshehur mes ëndrrash,
Kërkoj dashurinë e shpresën,
U jap dritën zemrave djallëzore,
Që nuk njohin mirësi as Zot.
Ajo më mban gjallë,
Më ushqen zemrën me hire,
Sepse në botë s’ka si ajo,
Si dashuria ndaj Zotit,Nënës dhe tokës.
/www.QendraPress.com/