Çaste poetike me poeten;Brenda GOJANI

DIKU

————————–

Të nisemi diku ,

Ku qielli e toka s’njohin kufi,

Vetëm unë dhe ti,

E imja poezi.

Të mishëruara në një shpirt,

Ne të dyja jemi nji,

Se veç ti m’i njeh udhët e zemrës,

Veç ti…

E imja poezi.

Veç ti ma nxjerr lotin,

E mi lexon sytë e mi,

Veç ti,

E imja dashuri.

/www.QendraPress.com/