Çaste poetike me poeten;Brikene Ceraja BEKA

Gotat plot dashuri

————————————-

Sot mëngjesin e filloj me Ty, engjëlli im,

dy gota të mbushura raki rrushi,

pastrohen mikrobet më mirë, më thoshe dhe qeshje,

duke cakërruar me gotën e tretë për ditëlindjen e Kastriotit,

edhe kur malli për të nuk pushonte.

E çfarë vendi kish gota e katërt, Atë?

Për dashurinë e lules Qamile që e kam krah.

Gotat piheshin një pas një, Atë,

deri në të sosurën e shishes,

për shtatin e Fatlumit,

për gëzimin e gjashtë trëndafilave,

që më mbajnë me aromën e bukurinë e tyre.

Sot mëngjesin e gëzoj me dy gota raki rrushi, Atë,

për dashurinë e jetës dhe për mallin që kam.

bcb (26. Gusht 2022)