Çaste poetike me poeten;Brixhilda Dede

KUJTOMË

———————–

Nëse i lodhur ndihesh prej refleksit tè përditshëm, mos më shkruaj më.

Kujtomë,

Në ç’do çast të vështirë tëndin,

aty do të më gjesh.

Ulur, bashkë me dhimbjen.

Mos më shkruaj më,

Le të rëndë koha me milje.

Kujtomë,

Kur pasqyrë e qiellit të thyhet prej vetëtimash e toka nga bubullimat të dridhet.

Pasqyrimit të ujës së kroit më shih,

me më te ëmblat vështrime.

Mos më shkruaj më, për dashurinë time.

Pushtoje, si ajrin.

Është shpirt në arratisje,

mbushur mall’ kujtime.

Në botën ku të gjithë jemi mëkatarë.

Të kujtosh, nuk është mëkat.