Çaste poetike me poeten:Brixhilda Dede

MË SHIH NË SY

—————–

Mè shih nè sy dhe mè thuaj nè mundesh i dashur fëmijë,

Ku shkoi forca jote,

Ç’ farè tè kërcënon?

Ç’ farè është ajo qè duket e paparashikueshme, e paarritshme?!

Ku ndodhet motivimi yt,

Ç’ farè e ardhmja nuk tè premton?!

Nè vend tè përgjigjes,

Një gotè alkool,

Një cigare elektronike,

Një celular nè dorè.

Shoqëruar,

Mungesè fjalè, mendimi,..

Dhe një ndjenjè rebelimi, pèrse jetoj?!

Ata nuk do tè duan tè ngrihen prej gjumit tè thèllè.( Covid).

Rëndësia e qëllimit për ta duket, mbaroi.

Kështu paralizohet e ardhmja rinore e pasiviteti rrënjë lëshon.

Ah, nèna,( nènat),..

Shpirtin do tè falte, rininë tè rigjallërojë.

Por kurmi shoqëror si darè tè shkul dhe zëmrën,

Mbi copè akulli tè lëshon rrènojè.

E ndërsa ndjenjat e familja bastardohet e humbet fjala dashuri,

Si nè një libër gjigant zhytesh, tè gjesh shkakun për mos u dorëzuar nè vetmi.

Atëherë çarçafi i natës ģèrrihet prej valesh diellore e një shi veror.

Hedhur gotës,

kaltërsi qielli, rreze dielli,

Bekimin nga i madhi Zot.

Ushqim për ty, për ta,..

Qè shpirtin ngrohin vetëm me frymën e Tij e dy pika lotè.

I vetmi shpëtim, bir,.. bijè,

Ndaj,..nihilizmit botëror.

BRIXHILDA DEDE @ 2022