Çaste poetike me poeten:Brixhilda DEDE

MOSPËRPUTHJA E VETES NË HAPAT E KOHËS

——————————————————————

Ndjeva të mbytesha nga një dashuri artificiale.

Një idhull frymor mbështillte furishëm qenin time me ajër të thatë.

Marrosur rrëshqiste koha,

Thinjur si re e bardhë në qiell të kaltër.

Mes atij qielli të pamasë, Olimp pa perëndi isha.

Evë, pa Adam.

Dielli më nuk ngrohte.

Diell kish’, por jo zjarr.

E lashë të lirë mendimin,

Dhënë kohën, zgjedhjen e saj.

Papritur, u ndieva e vetme, mes një qyteti me mijëra udhëtarë.

Zëri yt i brendshëm më fliste,

Si një dhimbje që me vete s’ do të doja të marr,

Magjinë e lumturisë verbëruar kërkoja,

Mjegulla rrugicave, varej litarë.

Ti ishe ag, pa aurorë.

Hije, e sajuar në ar.

Ishe, heshtja, ndjenja, copëza që gërryente si drapër.

Pushteti i ushtruar mbi ç’ do qelizë, bërë vetvetja.

/ëëë.QendraPress.com/