Çaste poetike me poeten:Brixhilda DEDE
E SHENJTËRUAR
————————————-
Si sot më kujtohet ajo ëndërr mahnitëse.
Kur mes një pylli të paharruar vrapoja si princeshë.
Dy sy më ndiqnin treguar udhë.
Shigjetë dëshire, më ndizte zemrën flakë.
Në dritë të hënës argjendarë, mesnata e thellë më merrte në krahë.
Shëtitur më përkëdhelte mbi yje të lartë.
Shikim i ndezur më zgjonte në sekret.
Në tjetër univers ecja papritur.
Zanë e lashtë rrezatoja kur
zë i afërt më pëshpëriste në vesh ,
Zemra, vërshonte gjak trëndafilash.
Një çast ishte tablo e brishtë e një pamje të çiltër zgjuar me natë.
Tingull i fjalës kumbonte ëmbël,
Përvëluese dora mbi sup zgjatur.
Pasione të mishta dëshirash hapeshin, mbi fusha jeshile e degë të blertë
Hapësira të larta qiellit ngjisja, e bukur në brendësi e përqark.
Dorë e erës nuk reshttë ledhatuari, fokë të butë.
Gjinjtë e bardhë plot hijeshi.
Përballë qiell i kaltër i kthjellët,
Rrugës përbri meje, ti.
Seç ke diçka të veçantë,..
Më lejo të të quaj hyjni!
Diçka të shenjtë brenda teje,..
Bekim nga perëndi!
Ti e thella në kërkim!
E zhveshura në dashuri!
Më lejo të të puth edhe ngjyrat e mendimit.
Brixhilda Dede @ 23= 6= 2024
/www.QendraPress.com/