Çaste poetike me poeten;Brixhilda Dede
TI JE HYJNOR
—————————–
Ne dhomën e vogël, mesit te natës
Akrepi i orës nis e çalon
Një dore e padukshme, ndihet kudo
Aty, pak ajër, jete mungon
Hapur dritarja, prej shiut kamxhik,
Qe me shkelma xhameve gulçon
Aty ku flokët, përpinte era
Hëna si karfice u qëndron
***
Vërshuar ujërat brinjve të tokës
Nga balta gatuar, ne bate shkojmë
Qiejve te larte shtegtuar shpirtra,
Ti erdhe,.. i mallëngjyer,
i përjetshëm, hyjnor
Brixhilda Dede