Çaste poetike me poeten;Brixhilda DEDE

SERISH

————————-

A te kujtohet atëherë kur provova shijen e vdekjes?
Xhelozia, gërryente si krimbi pemën.
Shijen e shiut kish, aromën e barit, frymëmarrjen tende.
Ndaj, si lule e vyshkur rreze gremine,
penelin tënd prisja te me ringjallte ngjyrat e shpirtit.
Dhe. kur nuk mundi te na ndante xhelozia,
Varfëria, gjenocidet a depresioni i një bote shterpe,
Me lër te shuaj etjen buzëve te tua.
Ne erotiken e natës,
me lër te marr bekimin e yjeve,
gjuhen e hënës,
E te hyj ne mbretërinë tende!

————————

SI DO TE ISHTE JETA PA TY

———————————

Toke pa diell,
Gjallese pa ujë,
Qiell pa yje, hënë.
Mos, si njeriu pa zemër.
Apo, si seksi pa ekstaze.
Përqafomë,
deri sa fryme te mos marr,
Ndier pulsime te fuqishme erotike.
Me dëno, me zjarre vullkanesh emocionuese,
Sot!
E nesërmja,
U përket të pathënave!

/www.QendraPress.com/