Çaste poetike me poeten;Brixhilda DEDE
INXHI
——————-
Është e pamundur të bashkojmë shikimet.
Parmendë dielli depërton tokës deri brinjë.
sjellë afsh përvëlues.
Sot, nuk mundem si dikur të
vij në çerdhen tonë të vjetër.
Rrugës, fryjnë erëra të nxehta.
Rrymësh në instalime telash,
zogjtë shtegtimin humbën.
Ku ta gjej forcën të mbledh kockat e bluara.
Pesticide gjakun më kanë helmuar.
Tani as gjarprin nuk kam më frikë.
Ai frikësohet të më pijë gjakun mua.
Në pak kohë, do të jem e papunë e pa strehë.
Racë e mishtë në të metaltë do
të zëvendësohet, a ke dëgjuar?!
Më pinë dhe hisen e diellit.
Fajet më thonë se kam dështuar.
Stinët, nuk do të qajnë më për dashuritë.
Për bletët, fluturat që shkuan.
Qytetesh të heshtur ku ndjenjat shuar janë.
Burim i lotëve është shteruar.
Sodite diellin i dashur!
Kujto dritën kur binte mbi mua.
Në të ka mbetur pak zë akoma,
Mos rresht kurrë së thëni të dua!
Më mbaj më vete të ndihesh mirë,
dallgë lozonjare deti vështruar.
Prej hirit tim për ty do të rilindem.
Dhe sikur bota, të jetë shuar!
/www.QendraPress.com/