Çaste poetike me poeten;Brixhilda DEDE

 DASHURIA

——————–

Kush mund të gjejë forcë të zhbëjë një dashuri hyjnore!

Të depërtuarën në gjak,

lëkurë e ç’ do qelizë trupore.

Atë që ulet mbi qerpikë, shlodhet në fije flokësh e mbretëron në çerdhe të zogjve.

Degësh, çelur sytha të rinj, ushqyer bletë punëtore.

Ti e brishta dhe çmendurakja!

E qetë dhe stuhi!

E pazëvendësueshmja me asnjë në botë, mendimi i vetëm, Ti.

Të luftosh për paqen tënde, për të madhërishmen dashuri, hedh poshtë kode, formula, studim shkencor, me të njëjtën hipotezë ty!

Të të mërzitësh ty nuk quhet mëkat, më mirë të them, krim shpirtëror.

Zgjodha të të dua pa arsyetim!

Para teje nëse do të ndodhte!= Vetja ime do të ish.

Mos vallë je përjashtim arsyetimi!

Mos vallë ndjenja qenka perëndesha mbizotëruese e qiellit?

Pa frymën tënde do të vdisja në mjerim shpirti!

Oh, pa frymën tënde!

Zot i fatit tim je ti!

/www.QendraPress.com/