Çaste poetike me poeten:Brixhilda DEDE
DASHURI E ARTË
————————————–
Është e pamundur ti përgjigjem një dashurie të marrë.
Në kësi kushtesh, do ta quaja dështake.
Nëse ti do të mundesh të injektosh dejve të mija nga i yti gjak,
përmbysur imazhin e botës së errët tinëzare
që në grackat e saj më pret me lahtar,
Atëherë, këtë do ta quaja dashuri triumfatore.
Një shkallë më lart se e zakonshme.
Nëse ti një ditë do të bëhesh me famë.
Kjo dashuri do të jetë e artë e do të ketë vlera madhore.
Atëherë, zgjidh ti e dashur!
Rrugëtimit tonë të përkohshëm do të
ecim në labirinte ferri a parajse?!
Vetëm, mos më lër të pres gjatë,..
Ka filluar po më thinjet shpirti! /www.QendraPress.com/