Çaste poetike me poeten:Brixhilda DEDE

MREKULLIA E SHTATË

——————————–

 Portreti yt i ngjan pikturës më të arrirë.

Mrekullia që Zoti tokës i dha.

Të dashurohesh me ty,

dëshirë universi është.

Të të qëndrosh larg, bën mëkat!

Brenda shpirtit më ri ç’ do moment.

Do të hyja dhe brenda trupit,

nëse më qas!

Tek ty vetveten gjej përherë,

 heshtja më shtrihet si det i paqtë.

 Ti, qetësisht u përshtatesh ndryshimeve,

normave primare,

 boshtit që ngre një raport.

Por dhe kaq e bukur,

 e kthjellët ti, e vërtetë!

 E magjishme!

 Dëshiroj të dëgjoj tonacione zëri të ngrohtë.

 Dritë syve të tu të shoh.

Aromë lëkure të brishtë të ndihej.

Zemra errësirës ti ndritë!

Vendosa të dashuroj sot, me ditë!

 E nesërmja mund të jetë e largët!

 Unë e ti, ti e unë!

 Epsh e pasion ndezur,

mrekulli e shtatë !

Bota e sipërme ju përket të përzgjedhurve.

Atyre që dinë të dashurojnë. Atyre,

që me dashuri krijojnë histori.

 Si ne, shenjtëve të paqshëm!

/www.QendraPress.com/