Çaste poetike me poeten:Brixhilda DEDE

Korçës

————

Në çardhak, në penxhere, syri i zi,

buzëqeshje.
Përmes kangjellash,

skulpturash skalitur,
oborre lulesh më kanë mahnitur.
Kur dita zë e hapet,

bukuri mahnitëse shfaqet.
Kodra e male shumë,

 parqe që të lënë pa gjumë.
Pashë lumin e Devollit,

 Prespa më hutoi.
Pashë xhaminë dhe pazarin,

artizanatin e korçarit.


Pashë qilimat me motive, argjilë,

baltë e dru punuar,

dekore me kalldrëm guri shtruar.
Ç’ farë pambuku e shajaku,
të mbështillesh e ftohta mos të kapi.
Se kur fryn veriu shumë,

 flokë bore derdhen lumë.


Vjeshtë e artë bollëk ka,

ç’ do frut që syri të ha.
Nëse doni freskllëk e erë,

në Korçë gjendet në pranverë.
Në kërkoni birrë të ftohtë,

është e para në Evropë.
Rrjedh nga malet ujë i kulluar në

çezma guri pa shteruar.


Ç’ do shtëpi në oborr një tullumb.
Në qoshe saç për lakrorë,
Me miell misri a të bardhë,
Me dy petë a petëhollë.


Përtej, ..shëtitur në qytet,

vetë Gërmenji zë e flet.
Mësonjëtore e lice,
Korçë, të gjitha ti i ke!


Qetësi nuk ndihet shumë!
Pashkë, Krishtlindje, Vit të ri,

karnavale, festë birre,..
Vllahë, rumunë,

orthoksë, myslimanë.
Në një vatër, festojnë e hanë.
Je qyteti i bukurisë, kulturës,

dashurisë!
Perëndeshë e hyjni!
Gjithë bota të ka zili!
Lumja unë, lumja për t

/www.QendraPress.com/