Çaste poetike me poeten;Brixhilda Dede
SIKUR JETËN TË FILLOJA PËRSËRI
——————————————-
Ti je, mendimi qe zemrën copëton.
E vetmja dobësi. Vetmia torture.
Pendesa.
Gjemb, ne trup trëndafili.
Ku do shkoje kjo gjendje, kjo çmendi?!
Here,..
Si anije përplasem shkëmbi detesh,
E prape bërtas, shfaqu përsëri.
Përqafimi qe s’ te mbush, je.
Tren ekspres përmes shi agoni.
Stacioneve te stinëve te pres,
Gjithë rrugët bërtasin, kthehu përsëri.
Ty, te kam borxh një jete te dyte.
Me ty, dua te jetoj një mrekulli.
SI TE MOS ISHA LINDUR MENDOJ
, Jetën, nga e para te nisja përsëri.
Brixhilda Dede @ 2022