Çaste poetike me poeten;Bruna Gjoni PERVATHI
M’le pa fjet
—————————
Heuuu si s’dite me mu hek prej menimeve t’harkueme
M’sillesh rrotull tu mi marr mend e kresë
Të tres larg e m’larg ditëve t’ngarkueme
E për dreq m’vjen tu m’prek mramjeve ..e m’lan pa fjet
T’ngarkoj n’shpin t’hanës e munohem me t’hup me dashje
T”degdis humnerave t’humuna mos me t’pa
Ta nij oshtimn e zanit tu u shkapit maleve..
E ti per dreq m’vjen pa m’pyt..m’çon hava
M’le pa fjet ..tu numrue me krokra loti ,dhimjet
M’vjen me shky muret e dhomës me dham..
I myll me perdet t’randa dritaret ,mos me t’hy as hija.
E per dreq …me vjen n’shtrat e s’mban za..
Heuuu si s’dite me mu hek prej menimeve t’mia..
Me m’lan vetem …. /www.QendraPress.com