Çaste poetike me poeten;Bruna Gjoni PERVATHI

Unë dallëndyshja e parë e pranverës tënde

————————————————————-

Po kthehem bashkë me njëmijë e një lulet e mbledhura kohës pa ty

Krahët mi ka këputur malli…

Ma bëj gati kraharorin tënd sa një mal dimri…

Që ti derdh aty të gjithë lumenjtë që piva kur shkova…

Unë po kthehem ..

Ma bëj gati detin e marrëzive tona

E si çmendurak hape brinjën tënde të lëshoj zemrën…

Dy lule …ti kam qëndisur për të dy sytë…

Që kur ti hapësh ..e pranvertë të duket bota

Më prit …

Më prit me fije bari të njom në buzë

Ta ndërtojmë një folezë mes zogjve

/www.QendraPress.com/