Çaste poetike me poeten:Bruna MUSAI 

MBI FLETËN E BARDHË

———————————————–

Me pastërtinë e shpirtit, shkruaj mbi fletën e bardhë

Shkruaj atë që ndjej, që na imponon e rënda – jeta,

Me lotin e shkrirë, përvëluar me mllef e me mall

Dedikim që shembi botën, e humbi e drejta, e vërteta!

Mbi fletën e bardhë e me zemrën e trazuar

Ngjyrosa penën me ngjyra, edhe nuanca lumturie,

Emocionohem sikur, përherë të parë shkruaj

Në këtë letër dua të bartë, veç mesazhe dashurie.

Dua të ndryshoj këtë gjendje që na rëndon çdo ditë

Për të cilën të parët dhe ne kemi ëndërruar,

Të ndryshojmë nga vetja, të bëhemi më të mirë

Nga gjeneratat pas nesh, të mos jemi t`mallkuar!

Bruna Musai

/www.qendrapress.com/