Çaste poetike me poeten;Bujana MALAJ
E DESHTA
————————-
E deshta sonte një fustan nusërie
Mbështjellë një kollare me kostum dhëndërie
Të zbërtheje fustanin ashtu si pa ndjerë
Një dhëndër malësie të m’shilej n’qylerë.
T’më hiqte këpucët e vellon e bardhë
E në prehrin tim të ulte një djalë
Me mjaltin e ëmbël t’ëmbeltonte buzën
Të ishim si në përralla dhëndri me nusen.
E deshta sonte e pse mos ta kem
Të dua akoma përsëri të them
Ti hajde sonte nëse nuk ke ardhë
Po erdhe nesër nuk di a jam gjallë.
E deshta sonte të më vish me kalë
Portretin tënd si princi i bardhë
E kur të arrish në oborrin e gurtë
Të më heqësh vellon e vrullshëm më puth.
Flokun ma lidh me jelën e kalit
Lotin do ta ndrroj melodinë e mallit
Kali t’hingëllojë me fuqinë e tij
E nuse m’ler të bëhem deri n’përjtësi.
E deshta sonte si asnjëherë
Me ty të mbyllem në të vjetrin qyler
E nëse nuk vjen deri në të gdhirë
Edhe në vdeksha do të jem më mirë.
/www.qendrapress.com/