Çaste poetike me poeten:Bujana MALAJ

Kullat tona !

———————–

Pragun shpisë fort përqafova

herët moti kur u largova

putha ferra e putha gurë

ndoshta ma nuk kthehem kurrë.

Në vite, u ktheva vonuar

asgjë s’kishte, gjithshka shkatërruar

n’prag të derës ula një herë

ku nuk kishte , mbetur as derë.

Me sy të mbyllur kokën e ula

n’prehrin tim dy pika loti

zë i heshtur erdhi drejt meje

ehhh moj bijë , ikëm që moti.

Mos, mos e zura të bërtas

u ktheva shumë vonë e s’muj të flas

erdha të shikoj e asgjë nuk pashë

fatin e pa fat fillova t’godasë .

Dera hapur gjithmonë e ngel

kambë njeriu , në të pa shkel

mjera unë , thashë për atë derë

shumë e deshta por jo të m’shelë.

Hapur është, po njerëz nuk ka

pa vaj fëmije e pa ngjue za

djep pa përkund e oxhak pa tym

pa hingëllimë kali e pushkë pa trim.

E k’shtu kanë ngelur kullëbardhat tona

kullat me frëngjia, sajdis me shumë dhoma

ku shkoj e humbi brezi në vazhdim

kullat mbetën thatë, t’mbulueme trishtim.

Edhe njërëzit s’ishin sikur i lam

e n’varre me vete gjithshka kishin marrë

vuajtjen , mërzinë e mallin me veti

një letër mbi oxhak, babë e nanë nuk ju jep kurbeti.

Kullat tona !

Janar2024b/m/ londër

/www.QendraPress.com/