Çaste poetike me poeten;Bukurie BINJAKU
JU PASUROFTË ZOTI SHPIRTIN!
—————————————————-
Më paragjykoni, ju sa të doni
Nxirrni ç’keni, prej shpirtit tuaj,
Do shkruaj, dhe kur t’mos doni,
Vargut tim, s’jam kurrë e huaj.
Më paragjykoni, sa jam e gjallë
Kështu veprojnë, ata pa zemër,
Unë rri gardh i ulët, për t’i parë,
Si shkelin mbi të, ata pa emër.
Kaloni pa frikë, unë u bëra urë
Me gurët tuaj, atë ua ndërtova,
Ikni me vrap, hidhni ndonjë gurë,
Shpirtin nga paqja, jo s’e largova.
Nganjëherë! Në mes gjullurdive
Ju e futët emrin tim, të panjohur,
Njeriu i thjeshtë, reziston stuhive,
Plagët e shpirtit, lot i kam njomur.
Më duheni të gjithë, e të nevojitur
Me mirësi në shpirt, s’di të lëndoj,
S’njoh hakmarrje, jam kokë krisur,
Ju pasuroftë Zoti shpirtin, mirësi ju uroj.
© #Origjinal Bukurie Binjaku.
/www.QendraPress.com/