Çaste poetike me poeten:Bukurie BINJAKU
TI JE JETA IME…
——————————
Një buqetë me lule
I zgjodha, e stolisa,
Dhuratë për mësuesen,
Ditën e parë kur nisa.
E fillova vitin shkollor
Unë në klasën e tretë,
Gjyshja: U rrita më thotë,
Me shpirt, uron përherë.
Lulet me ngjyra si ylberi
Një nga një i mblodha,
Sukseset! Fushë e nderit,
Për gjyshen jam tërë bota.
Mësuesja me buzëqeshje
Më përqafoi me dashuri,
I emocionuar në heshtje,
E urova si për mamin tim.
Mamit-babit jam premtuar
Nënë Bukuries, në telefon,
Se në mësime i përparuar,
I pari do të jem gjithmonë.
© Bukurie Binjaku.