Çaste poetike me poeten;Bukurie BINJAKU
TRËNDAFIL I ZEMRËS SIME!
———————————-
Trëndafil i zemrës, sime
Me lotë shpirti, i vaditur
Petalet mes lëndimesh
Ca të vrarë e ca ndritur.
Pikë e lotit, rrumbullake
Si busull, në to qëndron
E vogël, si glob e madhe
Shpirti, kurrë s’e harron.
Rënjën tënde o trëndafil
Kam ushqyer, me mirësi
E zemra këndon, si bilbil
Shpirtin, në qiell fisnikëri.
Trëndafili, s’u vyshk kurrë
Kur plumba ranë, në plagë
Loti qerpikut, ndrit me nur
Shpërblim, pa të rëndë fjalë.
Ndjenjë shpirti, s’ka sekrete
Çdo zemër, ka një trëndafil
Secili kaloi plagët, për vete
Vargu ardhur, për njerëzinë.
Hapi trëndafil sythë-lastarë
Buzëqesh, zemër e plagosur
Kush lëndon, shpirtin la varë
Mirësi shpirti, nga Zoti sosur.
©#Origjinal. ©Bukurie Binjaku.
/www.QendraPress.com/