Çaste poetike me poeten;Bukurie Buçpapaj
Për ty Tropojë…..
———————————–
E pamundur të mos skalitesh
Në vargun tim të theshtë
Çikë e djalë Tropoje azgan e
Sokolesh.
Bukurisht erdhët në këtë mëngjes.
Me pamje mahnitëse të mrekulluar
Zogut shtegëtar në fluturim qiellor .
Iu luta të mi huazojë krahët shpendëruar.
Fluturimthi të shkoj të paktën
një orë .
Mbi atë të bukurën TROPOJË.
Përse asnjëherë s’mungon dashuria .?
Për ty Tropoja ime Kreshnike e Fisnike.
Vërtet fat aty u linda e shtatin e rrita.
Më dha pamjen nga vetë e saja madhështia.
Si lulet e bjeshkës njëqind e një poezi.
Mallërushëm do shkruaj për ty Sojnike.
Nëse në min e fundit ,do shkruaj me dashuri
Për ty moj e shtrejtë që në gjak mu skalite.
Për ty e vendlindja ime fjala rrjell e kulluar
Si ujët e krojeve të tua pastërtisht.
Shpirti kurrë së rreshti duke të kujtuar
Tropoja ime aty jam gjithmonë fizikisht.
Dhe frymarrja ime frymon Tropojërisht
Mbi legjenda të lashta Kreshnikësh.
Bukurie Buçpapaj
8.8.2021.
Kamenicë -Kosovë
& & &
Falmë za….
—————————–
Falmë za t’ja k’noj kangën.
Shqipes teme me dy krena .
Me këndue për Kosovën.
Amanet nga t’part e kena.
Nale kangën bilbil i malit.
Ndigjo kit djalosh Shqiptar.
Lavdishëm i knon vatanit.
K’ndon për të e asht krenar.
Falmë zot krahë e Shqiponjës.
Përmbi troje t’ fluturoj.
Due me i kallzue botës.
Asnjë pllam të saj s’e lëshoj.
Falma zanin t’ja them kang’s
Të këndoj për Hamëz e Adem Jasharë
Të kangëroj luftëtarëve
Që ranë për ideal kombëtarë.
Falma zanin ma të bukur
T’i kndoj vendit n’ditë lirie
Kangës tia tham
me tel t’k’putun,
Më za trimash t’asaj sharkie .
Bukurie Buçpapaj
7.8. 2021.