Çaste poetike me poeten;Bukurie Buçpapaj
Me gjuhën e luleve…
————————-
Mëngjes me shi,fohtë vjeshta
trokitur.
Nga dritarja ime , vështroja lulet e mia .
Ashtu të mbërdhira me gjethet strukur
Sikur po më thonin na mungon nxehtësia.
Sa të pafajshme ,të pambrojtura dukeshin.
Nuk kërkonin shumë pakëz diell ngrohtësi.
Po vjeshteza tashmë ka shprazur qiellin.
Gjithéçka e çdo gjë u ftoh e u mërdhi.
Lulet e mia që kisha mbjellur strukur
Nê një rezistencë me shiun që nuk pushonte.
E kishim humbur atë shkëlqimin e bukur.
Sikur luteshin për diellin që të ndriçonte.
Epo kot nuk e dua atë diell me rrezeartë
Sa poezi i kan krijuar me dashuri
e dëshirë.
Nga lindja e tij ,bota rilind e merr krahë.
Sot po flas me gjuhën eluleve erë mirë.
Ato si ne e duan ngrohtësinë e dashurinë.
U afrohem ipërkëdhel ashtu të brishta.
Ju fola me gjuhën që veç ato ma dinē.
Unë flisja me ato në ditët e mia te trishta.
Nganjëherë një fjalë e ēmbël a përqafim .
Ngroh zemrën e të lënduarat shpirtra.