Çaste poetike me poeten,Bukurie BUÇPAPAJ
Thyej heshtjen.
————————————-
Sa e shurdhët kjo heshtja,
është edhe memece paksa,
Unë vargëzova në rreshta,
Ta thyej atë monotoni paksa.
Hëna rrumbullake sonte qënka,
Shtriqi formësinë e saj e bëri letër,
Muza mori penën përpara,
Ti shkruaj poemën patjetër.
Poemën me titull” Thyej heshtjen”
Së bashku me natën errësuar,
Të jetojnë,të dashurojnë
jetën,
Kënaqu pra,pa hallet menduar.
7.9.2022.