Çaste poetike me poeten;Buqe Agolli
Jam pe Korçe
—————————–
Mund të thoni ç’farë të doni
për një gjë të më besoni,
jam pe Korçe, goja më thotë,
qyteti më i bukuri në botë.
Ku çdo gjë vetëm shkëlqen,
valë gëzimi të rrëmben
eja mblidhuni të festojmë,
Bajrami dhe Pashka po afrojnë.
Bashkë të gjithë të gëzoni
bukurinë të shijoni,
si Korça ime jo nuk ka,
po ja u them pa shaka.
Qyteti im i bukurisë
i serenatës i dashurisë,
fjalë të mira për ty do them,
Jam korçare dhe ja vlen.