Çaste poetike me poeten;Buqe AGOLLI

Natën vonë

—————————

Është natë vonë,gjumë në sy fare ,

një pishëzë e gjatë,freski bën në dritare,

në të një zog i vogël,ëmbël na përgjon,

për shërim të shpejtë pacientët uron.

Fryn një fllad i lehtë trupin ledhaton,

pranë jush jam dhe unë,pisha belbëzon,

një gjumë të qetë,dua tju afroj,

ajrin tim të pastër, të sëmurëve tja u dhuroj.

Çudi nuk u lodh,çdo moment gatishmëri,

ashtu seç e ka emrin,infermierja Mari,

buzëqesh gojë mjaltë,fjalë ëmbël si sheqer,

na uron shërimi të shpejtë,

mos ju pafsha, në këtë derë.

Dikujt i dhemb koka,shpirti i rënkon,

dikush një veshkë hequr,bërë operacion,

tjetri më tutje me jetën lufton,

Shëndet ju dhënë zoti,zemra më uron.

Hallexhinj janë njerëzit,urgjenca plot për plot,

Ambulanca varaving,njerëzia sytë me lot,

jeta e njeriut, çdo sekondë primare,

rri këtu në heshtje,përgjumur në dritare.

/www.QendraPress.com/