Çaste poetike me poeten:Buqe AGOLLI

Vrapoja tek ti

——————————–

Rrugëve të Tiranës,si e marrë nxitova,

ti mësova huqet,nazet ti mësova,

dikush shkon me vrap,tjetri në terezi,

disa buzën në gaz,unë mendjen tek ti.

Nxitoja drejt teje, ecja si e marre,

sytë mbaje nga dera ,gati në të qarë,

fytyra të shkëlqente sapo me shikoje,

vetëm ti e dije, sa pranë më doje.

Iku edhe Marsi, Prillin po lemë pas,

sa shumë ndryshuam,sytë e tu plot gaz,

si nëna fëmijën për ti dhënë gji,

nga mbrapa të ndjek,hapin kur hedh ti.

Rrugëve të Tiranës, ecja me nxitim,

vallë isha në ëndërr a ishte vegim,

dua ti harroj ato ditë me shi,

trëndafilat çelën, kudo gjallëri.

/www.QendraPress.com/