Çaste poetike me poeten;Buqe AGOLLI
Të na rrosh sa malet!
————————
Hej..ta lumsha more shtet,
lum ne, çtë patëm kësmet,
i bën ligjet si di vetë,
ajde,ajde vaj medetë.
Për këtë popull,shumë mendon!
në gjithë rruzullin jemi kampion,
për ty,administrata ka rëndësi,
ja mer votën si do ti.
Rrogat ja u rrit përherë,
për ty populli spaska vlerë,
kush punon në institucion,
nga vapa,ligji, sot po ndryshon!
Jo mor njerëz po gaboni,
dëgjoni çthotë lala Gjoni,
zyrat skanë kondisjoner,
po ja u them shkurt dhe prerë!
6 orë punë do punoni,
djersën dëm mos e çoni,
se më duheni në votime,
tek ju është e ardhmja ime.
Çbën kështu more i marrë,
babëzi i paparë,
pensionisti me vete flet,
për ilaçe mendjen vret.
Gjithë rrinia po nxiton,
nëpër botë emigron,
pleq e plaka në çdo shtëpi,
hej …ta lumsha moj qeveri!
/www.QendraPress.com/