Çaste poetike me poeten:Çamëri CERAJA 

Dej, SOT, nesër

——————————————

Nga dje, vetëm kostumin tim sexi

Mund ta vesh dhe nesër

Nga dje, vetëm borxhin e marrë në para

Mund ta kthej dhe nesër

Nga dje, vetëm rrugën e njëjtë për punë

Mund ta bëj dhe nesër

Nesër, ndoshta nuk do ta vesh kostumin sexi!

Nesër, ndoshta nuk do ta kthej borxhin e marrë në para!

Nesër, ndoshta nuk do ta bëj rrugën e njëjtë për në punë!

Nesër, ndoshta s’do të ketë!

Sonte, po shijoj çdo notë muzike.

Sonte, po pi deri në dehje.

Sonte, po dashuroj si e marrë.

Sonte, kam mbyllur portat e shqisave nga çdo lajm.

Sonte, jam unë dhe vetëm unë.

Dej, SOT, nesër

Asgjë më shumë

Veç emrit

NJERI

Ç. C.