Çaste poetike me poeten;Cerazela KONDI

Sa Pranverë!

———–

Sa ëndrra,sa shpresë,

sa premtime.

Sa?

Sa Pranverë ikën nga një erë

e marrë.

Bie në tokë,humbet.

Lule të bukura që vyshken,bien

nga trungu i jetës,nektar pa vlerë.

Kërkojnë me dëshpërim

pak freski,pak dashuri.

Që ngjyra të bukura,të nxjerrin përsëri.

Çfarë ironie.

Të jetë Pranverë dhe në tokë të shohësh

lule të vyshkura

në gjendje të mjerë.

U ula dhe vura në dorë

një lule të vyshkur.

E përkëdhela,I fola me dashuri

dhe çeli menjëherë.

Vyshket jeta pa dashuri.

Çmund të bëjë një Pranverë.

Do kujdes e dashuri

që lule,aroma,dhe ngjyra,të sjellë.

Më sill pak Pranverë.

Pak dashuri,kujdes,e mirësi.

Dhe të premtoj,që bashkë me lulet

do çel përsëri.

Nëqoftëse jo….

Lëmë të vyshkem.

Si lulja që mbaj në dorë.

Dhe në tokë,të vyshkur,pa aromë

pa ngjyra,ta lëshoj!!

/www.QendraPress.com/