Çaste poetike me poeten;Dafina CARKANJI

TË FESTOJMË SË BASHKU

——————————–

Tomorrica ime,

Sa gëzon e qesh.

Se në këto ditë feste,

Mysafirë ti pret.

Tomorricë moj zonjë,

Emrin ti ke marrë.

Nga mali Tomorr,

Që e ke përballë.

Ndaj të qesh ty nuri,

Të gëlon kraharori.

Se ndodhet në festë,

O, i gjithë Tomorri!

Priti dhe përcilli,

Siç e ke traditë.

Me frymën e shenjtë,

Bekoji të gjithë!

Gëzimi është i ligjshëm,

Dhe për mua bijën.

Aty kam nënën,babën,

Mu aty kam lindur.

Të gëzojmë së bashku,

Në këto ditë feste.

Dashuria,harmonia,

Të mbizotëroj midis njerëzve!

Tomorricar,ngado që jeni,

Ngriheni të gjithë një gotë.

Është fat,që jemi zotër të këtij qielli,

Ndaj betohemi,për baba Tomorrë!

Dafina 22.08.2024

/www.QendraPress.com/