Çaste poetike me poeten;Dafina Lira MUÇKA

Të gjejmë dashurinë!

————————————-

Ah më besoni miq

Botën se dua më kaq të ftohtë shpirtërisht

S’dua më njërës shpirt vrarë

Ndërroni njërës se jeta ka marr varrë

Ndriçoni si dielli pranveror

Gjeni paqe si deti kaltërosh

Hiqeni atë zymtësi

Se jeta është veç për pak në këtë gji (Tokë)

Të gjejmë njërës dashurinë

Të shpëtojmë shpirtin që po e nxijmë

Të mos shohim njërin si armik të betuar

Se jemi të gjithë njërës për të jetuar

Sa më shumë të shtohet drita në shpirt

Aq më shumë do vinë mirësitë

Aq më shumë do qeshin sy e buzë

Në këtë njerëzim të sëmurë

Se shpirti është magnet

Çdo gjë si vet toka e tërheq

Po qeshe ti do qesh gjithë galaktika

Se njeriu është vetë drita!

/www.QendraPress.com/