Në penën e poetit

————————————

Po shkruaj me penën e një poeti të vjetër.

Me rimën e dregëzuar si metaforë vargu.

Jam sikur një qyqarë mes qytetit këmbëzbathur që kërkon lëmosh.

 Jam e kam mbetur pa dashuri! Ja them vargut me penën e vjetrume.

Shkrijë çdo frymëzim, duke u mbytur.

thellësisht n’poemën e pa shkrume.

Që më ngjason me dashurin e pa bame!

 E ndonjëherë më duket vetja si një lypsar,

Që zgjatë dorën mbi sëndukun e mbeturinave.

 Kështu jam shëndrruar n’shkrumë e hi.

Kërkoj dashuri nga zemra yte.

Që ngjason me at’ sëndukun e zi!

E herë jam poet i vjetër me penë

Shkrijë në poezi gjithë atë dashuri që kam për ty.

Se poezia është heshtja E çdo poeti që dashuron qetësisht!

Dalinë Arifi Prizren, 23 janar 2022!Bottom of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *