Çaste poetike me poeten:Davë BEGU
Ejani më shpesh n’për ëndrra…
————————————————–
Vetëm ëndrrash e vegimesh më vini çdo herë
Më mbështillni në krahë s’i dikur n’kohë fëmije,
Dhe përsëri fluturoni hapsirave të kozmosit,
Atje larg, larg , ku preheni në paqe përjetësie.
Në fletët e shpirtit i kam të shkruara emrat
Asgjë s’lejoj ti fshijë e t’i prekë ato asnjëherë,
Në zemrën time tatuazh ju mbaj të pikturuar,
Engjëjt e mi, n’ëndrra më sillni mallë e shpresë.
Sa herë që më ulet zemërimin në prehër
Me ju flas ëndrrash, hap zemrën me çka kam,
Në gjurmët e hijes tuaj zvarritem e marrakosur,
Zëri i brend’tshëm më thotë pa ju asgjë s’jam.
Me ju nëpër ëndrra flas e zemrën e qetësoj
Ah, sa shumë kohë kam pa ju të dy pranë,
Ky malli zjarr më djeg e shpirtin ma përvëlon
Askush në jetë s’të bëhet si babë e si nanë.
Sa herë më sillet rrotull një lëmsh i ngatërruar
Ju kërkoj ndihmë që fillin e humbur un ta gjej,
Zë e flas me ju përçart me mendje të hutuar,
Nëpërmjet ëndrrave dhe n’duar tuajin portret.
Në qiell s’ngjitem dot t’u prek ju nga afër
T’u marr erë, t’u puth ato duart e ato sy,
Prandaj ju kam fshehur në zgavrat e zemrës,
Kur kam nevojë të gjej atë fill t’ngatërruar
Të gjej pak shpëtim , ngushëllim , e dashuri.
Oh, sa shumë nevojë po kam për ju, sa shum
Ejani ju më shpesh n’për ëndrra t’mia
Babë e nanë jeni qetësimi i mendimeve,
Sa herë që më mbyt e djallta monotonia.!
Pushofshi në paqe me zotin engjëjt mbrojtës t’mi
derisa të vij afër jush me mall ju kujtoj e shum dashuri.!
/ëëë.QendraPress.com/