Çaste poetike me poeten;Denata RROJI

N’ det m’ pëlqen kur rri notoj n’ shpinë

Dallgët m’ përkundin si ninull…

Sytë m’ rrokin qiell,

Blunë sa dunë ata ma kufizojnë.

Kanavaca qiell më ngjan e ndejun

bojën për me tha prej shiut të djeshëm…

Unë vazhdoj të jem e shtrime,

ruej ekuilibrin e nji tape n’ sipërfaqen e ujit

Kalamendem nga bluja që më mbështjell…

Bahet gjithmonë sebep diçka me ta nxjerrë “pijen”…

Nje aeroplan papritmas ma shpoi bezen e qelltë,

E ndoqa me sytë e zemrës…

Nuk e ditsha që aeroplanët ishin lajmëtarë të

qiejve që nuk pata arritë me i prekë kurrë,

Por i pata ndje veçse shpirtnisht …

Denata Rroji

/www.QendraPress.com/