LUMTURIA JETË SHKURTËR

____________________________________

Gjërat që janë shumë t’bukura në jetën tonë

Na ikën shpejt dhe na braktisin përgjithmonë !

Gjërsa i kishim prindërit tanë, jeta na ishte e lumtur,,

Por sikurse në një ëndërr, ato vite na janë zhdukur !….

Megjithëse me të gjitha t’mirat neve na kan rritur,

Më pas na lendojnë fortunat që na godasin pa pritur !….

Për kurbetqarët bota e huaj është plot humnera,

Askush s’shpëton nga këto rrugë t’shtruara me ferra !….

Që të këthehen në vendlindje ,kurbetqarët presin ,

Me mallë të pa shuar n’shpirtë , rrojnë dhe vdesin !

N’ fund t’jetës, të gjith duan t’varrosen n’trojet tona,

Shpirti iu pushon vetëm atje ku fluturojnë Shqiponjat !…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *